TIRANE- Komisioni i Disiplinës ka pezulluar për dy ndeshje dhe ka gjobitur me 30 mijë lekë sulmuesin e Tiranës Migen Memelli, pas kartonit të kuq të marrë prej tij në ndeshjen derbi ndaj Dinamos ditën e dielë. Disiplinori nuk e ka klasifikuar si goditje ndaj kundërshtarit reagimin e sulmuesit, gjë mund të sillte një dënim 5 javor. Memelli reagoi keq ndaj mbrojtësit të Dinamos Malakarne gjatë një dyluftimi mes tyre në minutën e 13-të të ndeshjes. Gjithsesi, gjithçka u duk një nervozizëm momenti. Ndeshjen e parë ai do ta shlyejë në ndeshjen ndaj Luzit në KuNdërkohë, Komisioni ka dënuar me 10 ndeshje pezullim dhe 50 mijë lekë gjobë trajnerin e Kastriotit Ramadan Ndreu, pasi ai shtyu dukshëm një futbollist të Skënderbeut në takimin e së dielës. Po në këtë ndeshje, Disiplina ka dënuar me 3 ndeshje pezullim dhe 50 mijë lekë gjobë dy zëvendës trajnerët e Skënderbeut Ilir Çoçlli dhe Gentian Lici.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)