Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë vijojnë të jenë të tensionuara. Pas sulmit të Siri raportet mes dy shteteve u përkeqësuan edhe më tej, duke sjellë përplasje të forta mes tyre.


Pala ruse ishte totalisht kundër sulmit mbi Siri dhe kërcënoi me luftë, nëse aleatët do të synonin të merrnin kontrollin e Sirisë.


Për të sheshuar mosmarrëveshjet, të enjten është mbajtur edhe një takim i pazakontë mes Shefit të Shtabit të përgjithshëm rus dhe komandanti suprem i NATO-s.


Gjenerali amerikan Curtis Scaparrotti dhe ai rus Valery Gerasimov u takuan në Baku të Azerbaixhanit, ndërsa diskutuan se si të shmangin incidentet ushtarake që mund të çojnë në luftë.


NATO dhe Ministria ruse e Mbrojtjes bënë me dije se dy oficerët e lartë diskutuan për stërvitjet ushtarake dhe lëvizjet e trupave përkatëse, në vendet baltike dhe në lindje të Europës, që të dyja palët i konsiderojnë si kërcënuese.


20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)