PRISHTINË- Ministri dhe komandanti i FSK-së, Agim Çeku priti sot, në Ministrinë e FSK-së, komandantin e Forcave Tokësore të Italisë, Gjeneral Lejtnant Roberto Bernadini.

Gjatë takimit, ministri i FSK-së Agim Çeku falënderuar komandantin e Forcave Tokësore të Italisë për ndihmën që ky vend i ka dhënë Kosovës dhe në veçanti FSK-së.

Çeku e njohu komandantin e Forcave Tokësore të Italisë, për arritjet e FSK-së në përmbushjen e objektivave dhe të kapaciteteve operacionale, me trajnimet, shkollimin dhe pjesëmarrjen në trajnimet e ndryshme në shtetet me të cilat FSK-ja, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Gjithashtu, ministri Çeku e njohu komandantin e Ushtrisë Tokësore të Italisë për objektivat për vitin 2012, për bashkëpunimin bilateral dhe multiteral- kërkesën drejtuar Italisë për të ndihmuar anëtarësimin e FSK-së në organizmat ndërkombëtare dhe në NATO.

Komandanti i Forcave Tokësore të Italisë premtoi që edhe në të ardhmen, të ndihmojë FSK-në në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

(d.b/BalkanWeb)