Komandot mbyllën sot me sukses misionin e tyre ushtarak në Irak dhe u kthyen në atdhe. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa falenderoi komandot, SHBA dhe forcat aleate të NATO-s për ndihmën logjistike që i dhanë misionit në Irak. 

TIRANE- Lamtumirë Irak. Familjarë, miq dhe të afërm kanë pritur në aeroportin Nënë Tereza, avionin që kthente në atdhe trupat komando që shërmbyen në misionin "Liria e Irak".  Së bashku me komandot në Tiranë zbriti edhe ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa.  
Ceremonia zyrtare u zhvillua rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Vetë ministri i Mbrojtjes Oketa mbajti flajën e falënderimit dhe u shprehur mirënjohjen komandove që ditën të mbanin lart flamurin shqiptar në këtë mision të vështirë.
“Patëm mundësi të dëgjojmë vlerësimet maksimale për trupat tona. Në emër të qytetarëvë dhe qeverisë i shprehim mirëmnjohje këtyre ushtarakë që kanë ditur të mbajnë lart dhe me nderë flamurin shqiptar dhe të përmbushin detyrën e tyre”- tha ministri Oketa në fjalën e tij.  

Më pas Oketa shprehu mirënjohje më të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për Vendet Aleate të NATO-s që përkrahën trupat shqiptare në këtë mision të vështirë:
“I shprehim mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të të gjithë aletatëve të NATO-s për suportin logjistik që i dhanë trupave tona për këto 5 vjet e gjysëm mision duke bërë të mundur që ky mision të kryej me sukses."

Ceremonia e uljes së flamurit u zhvillua të mërkurën në Mosul, në Irak dhe në këtë ceremoni mori pjesë vetë ministri i Mbrojtjes Oketa si dhe shefi i shtabit të ushtrisë. 

Në Mosul kontingjenti i fundit që veproi ishte, kontigjenti i 11-të Paqëruajtës.

Angazhimi i Forcës së Bashkuar shqiptare në misionin e quajtur “Liria e Irakut” filloi në Prill të vitit 2003 me dërgimin e kontingjentit të parë Paqeruajtës, bazuar në Ligjin Nr. 9025, datë 13.03.2003. Në misionin “Liria e Irakut” kontribuan kontingjente të Regjimentit Komando.

Pak ditë më parë, gjatë kohës që Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa po zhvillonte një vizitë në Ëashington paralajmëroi largimin e misionit nga Iraku në dhjetor duke shtuar se misioni ishte përmbushur më së miri dhe se Shqipëria kishte marrë vlerësimet maksimale nga SHBA dhe NATO.

Maqedonia priti dje në Shkup trupat maqedonase që zhvilluan misionin e tyre në Irak.

Aktualisht në Irak vepron SHBA me 143 mijë trupa, Britania me 4100 trupa, Rumania me 600 trupa, Australia me 300 trupa, El Salvador me 200 trupa, Bullgaria me 155 trupa Danimarka me 55 trupa, Lituania me 53 trupa dhe Estonia me 38 trupa.


(s.g/BalkanWeb)