Komandot shqiptarë zunë vendin e tretë mes 137 skuadrave patrulluese dhe më shumë se 1000 trupave pjesëmarrëse në stërvitjen ndërkombëtare #CambrianPatrol në Mbretërinë e Bashkuar. Stërvitja Cambrian Patrol në të cilën marrin pjesë trupa nga 37 vende të botës, zhvillohet çdo vit në Black Mountains, Uells.


Trupave pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur aq edhe të ashpër. Elementë ekstremë të kësaj stërvitjeje vlerësohen si një provë e udhëheqjeje, vetëdisipline, guximi, qëndrueshmërie fizike dhe vendosmërie.


Këtë vit skuadra e trupave shqiptare, përbërë nga batalioni Komando, u rendit në vendin e tretë, duke fituar edhe medaljen e bronzit. Në stërvitjen Cambrian Patrol 2018, mori pjesë edhe një skuadër nga Forca e Sigurisë së Kosovës.







17 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)