Një grup i 54 kombeve afrikane janë shprehur në union se ndihen jashtëzakonisht të tronditur dhe kanë kërkuar që presidenti amerikan, Donald Trump të kërkojë falje për gjuhën vulgare, të cilën e ka përdorur për të përshkruar ata në një diskutim për migrimin në Shtëpinë e Bardhë.


Haiti po ashtu ka protestuar pas raportimit të mediave, të cilat kanë thënë se Trump ka reaguar kundër pranimit të migrantëve nga Afrika dhe Haiti në Shtetet e Bashkuara, duke u thënë ligjvënësve në Zyrën Ovale, se ato janë shtete të pista.


Të 54 ambasadorët në Kombet e Bashkuara kanë thënë se janë jashtëzakonisht të tronditur dhe kundërshtojnë ashpër gjuhën raciste dhe ksenofobinë e presidentit amerikan, siç është raportuar në media.


Ata kanë kërkuar tërheqje të deklaratës dhe kërkim falje. Disa kombe afrikane kanë protestuar.


Edhe në Haiti është protestuar, derisa ambasadori i këtij vendi ka kërkuar në Uashington që presidenti të kërkojë falje.


Banorët e Haitit nuk e meritojnë një trajtim të tillë, ka thënë ambasadori, Paul Altidor.


13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)