Me rastin e 2-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kombëtarja e Shqipërisë e përbërë vetëm me lojtarë të kampionatit shqiptar të futbollit ka zhvilluar një ndeshje miqwsore me përfaqësuesen e Kosovës, në stadiumin e Prishtinës.

Në këtë ndeshje kanë qenë të pranishëm edhe kreu i FSHF-së, Armando Duka dhe ai i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokri. Ndeshja ka përfunduar me fitoren e kombëtares shqiptare me rezultain 3-2 pas golave të shënuar nga Bicaj dhe Muzaka në pjesën e parë, dhe Bekim Bala në pjesën e dytë.



Në këtë ndeshje është rikthyer në kombëtare portieri Ilion Lika. Ka pasur një numër të konsiderueshëm tifozësh.

Federat e Futobllit në Kosovë shpreson të aderohet sa më shpejt në UEFA dhe FIFA. Për të njëjtin qëllim vitin e kaluar është luajtur edhe miqësorja Prishtina-Dinamo.