TIRANE- Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra regjistron humbjen më të rëndë në histori, pasi në "Niko Dovana", skuadra e drejtuar nga Altin Rraklli thyhet keqazi 0- 11 nga Norvegjia. Nuk pritej ndonjë rezultat pozitiv për Shqipërinë, por një rezultat i tillë dukej i pamendueshëm.

Dominimi i Norvegjisë vijon në lojë, pasi luhet në një portë dhe golat e radhës janë çështje kohe. Në sekondat e fundit të pjesës së parë është Herlovsen që e çon rezultatin 4-0 me Norvegjinë që duket në rrugën e duhur për të përsëritur suksesin me goleadë të arritur në Sarpsborg në ndeshjen e parë. Në pjesën e dytë Norvegjia shënon edhe 7 gola të tjerë. Ky rezultat godet në aspektin psikologjik kombëtaren e femrave, që të mërkurën luan në Greqi ndeshjen e fundit në grup.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)