Ruzhdija po lakohet dendur këto ditë si argument nga politika, për fitimin apo humbjen reciprokisht të një mandati deputeti. Por atë që politika (respektivisht Sali Berisha dhe Edi Rama) e përmendin si fshatin që dikujt i hoqi një mandat dhe dikujt i shtoi këtë mandat, mediat, çuditërisht ato të identifikuara me Edi Ramën, po mundohen të dezinformojnë dhe shtrembërojnë realitetin, a thua se PS-ja ka humbur zgjedhjet nga “manipulimet” në Ruzhdie.


Për të qenë sa më të saktë, por për më tepër për të sqaruar opinionin, puna e Ruzhdijes, as më shumë e as më pak është e tillë...


Në Qendrën e Votim (QV) nr. 3052 ët Shkollës së këtij fshati, ku sipas KQZ në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 figuronin të regjistruar 592 zgjedhës, pas ankimimit në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor, u vendos që si rezultat i braktisjes së QV-së, nga komisionerët socialistë si edhe marrjes së vulës nga ana e tyre, 440 fletë votimi, të cilat ishin me një vulë, të mos përfshiheshin në tabelën e rezultateve. Për pasojë, në rezultatin përfundimtar në këtë QV figurojnë të përfshira në tabelën përfundimtare të rezultateve 85 vota, të shpërndara, Partia Demokratike 65 vota, Partia Socialiste-ja 12 vota, PAA-ja 4 vota dhe Partia Balli Kombëtar, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare dhe Partia G 99, nga 1 votë secila. Në bazë të këtij rezultati, pa përfshirjen e 440 votave në tabelën e rezultateve, PD-ja humbi një mandat, por jo mazhorancën. Ndërsa PS-ja fitoi një mandat, por sërish rikonfirmoi qëndrimin në opozitë. I fituari i vetëm ishte Pirro Lutaj, i cili i 9-ti në listën e kandidatëve të PS për qarkun e Fierit dhe falë “Ruzhdijes” u bë deputet. Pra, nuk kemi “mazhorancë apo qeveri të Ruzhdijes”, por kemi “opozitë, apo Pirro Lutjan e Ruzhdijes”.


Këtë e di mirë edhe Lorenc Vangjeli i revistës “Mapo”, por ashtu ia do puna për të shtrembëruar realitetin. Dhe ky shtrmebërim, binte dukshëm ën sy, kur ndërsa në shkrimin e stërzgjatur të tij, i sforcuar dhe i stresuar për të mbushur faqet e revistës, apo edhe për të gjetur në “aperturë” që ti pwlqejë “punëdhënwsit” Erion Veliajt, më tepër se sa për të thënë ndonjë gjë për të qenë, ai çudiste dynjanë me habinë e tij, kur bënte të ditur se “prokuroria e Fierit, i ka mbyllur hetimet dhe se ka zbuluar 80 votues në Ruzhdije, që ditën e zgjedhjeve nuk kanë qenë në Shqipëri”.


Të saktësojmë një gjë këtu, sepse nuk kuptohet...


Thamë pak më lart se në tabelën përfundimtare të QV nr. 3052 në Ruzhdije figurojnë rezultat e vetëm 85 votave që i korrespondojnë 85 votues. Pra, nga këto 85 votues, sipas Lorenc Vangjelit 80 prej tyre nuk kanë qenë në Shqipëri ditën e votimit dhe i bie që në zgjedhje të kenë marrë pjesë vetëm 5 votues, saktësisht vetëm komisionerët e QV-së, por jo vëzhguesit e partive...? Apo, apo Lorenc Vangjeli llogariste dhe 80 votues që nuk ishin ditën e zgjedhjeve, na raport me 440 votat që jo KQZ-ja, por as Kolegji Zgjedhor nuk i ka konsideruar.


I guximshëm ky Lorenci, në mënyrën origjinale që kishte zgjedhur për t’ua futur kotë..., duke tentuar të numëroj vota, që edhe për Kolegjin Zgjedhor, nuk janë më pjesë e rezultatit të QV-së nr. 3052 të fshatit Ruzhdije.


Ose, ose, as ai nuk njeh vendimet e Kolegjit Zgjedhor pse këto vendime nuk i njeh as Edi Rama.


Të futurit (jo dhe aq) kot në analizën e tij Lornec Vangjeli te revista “Mapo”, e pohonte vetë në një mënyrë (jo edhe aq) origjinale që rëndom vihet re në mediat shqiptare... Sipas këtij “trendy”, edhe Lorenc Vangjeli në analizën e tij të sforcuar e të stërzagjtur i referohej “burimeve që s’duan të identifikohen”. Jo vetëm kaq, por ai certifikonte edhe “deputetët që s’duan të identifikohen”, të cilave u ishte referuar “Gazeta Shqiptare”, disa ditë më parë, në një shkrim, sipas të cilit, “Ruzhdia”, “iu kishte hequr trurin” anëtarëve të dërgatës së Asamblesë Parlamentare të KiE-së.


Nga ana tjetër, se sa kot ia fuste Lorenc Vangjeli, e dekonspironte dje korrespondentja e gazetës “Shqip” në Fier, që në një shkrim çuditërisht përgënjeshtrues dhe të botuar në të njëjtën faqe me “përmbledhjen” e shkrimit të “Mapo”-s, i referohej me emra konkretë, prokurorit të Fierit Altin Binaj, apo edhe krerëve lokalë të partive në Ruzhdije, Shezai Karari e Xhevahir Myrtaj, persona këta që nuk dihet pse për Lorenc Vangjelin, nuk kishin pranuar “të identifikoheshin”.


Kjo dihet, sepse Lorenc Vangjeli, as nuk ka pyetur, as nuk ka folur me njeri për Ruzhdijen...


Kjo është e thjeshtë, sepse, edhe e thamë, Lorenc Vangjeli, duke luajtur ndoshta në “Farme Ville”-n e “Face Book”-ut, i ra ndërmend fshati i Ruzhdijes dhe ashtu i ulur para komjuterit, luante dhe shkruante për biseda me persona “që nuk duan të identifikohen”...


... Dhe jo vetëm kaq, por duke pasur tendencën t’ju besoj gazetarëve të terrenit, kur ata sjellin dëshmi me emra konkertë, nuk kam se si të mos besoj më shumë shkrimin te gazeta “Shqip” ku sqarohej se hetimet ende nuk janë mbyllur nga Prokuroria e Fierit dhe se, objekt i këtyre hetimeve është “kanosja e pretenduar e të dy palëve të komisionerëve të QV-së”, “braktisja e komisionit nga komisonerët e PS-së”, si dhe “përvetësimi i vulës së QV-së” dhe kurrsesi 80 (mos)pjesëmarrësit në votim, që megjithëse nuk janë llogaritur nga Kolegji Zgjedhor, ende vazhdon të shkaktojë habi te Lorenc Vangjeli, se si ishin habitur (virtualisht) të dërguarit e Asamblesë Parlamentare të KiE-së...


...