14 akte normative jane marre ne kundershtim me Kodin Zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar brenda tre muajve 14 akte normative te pavlefshme juridikisht te cilat si pasoje i votimit vetem me kater vota konsiderohen si nul. Keshtu e perbere prej shtate anetaresh KQZ ne marrjen e disa akteve te rendesishme me karakter normativ ka perdorur vetem kater vota pro nisur nga fakti se tre anetare te ketij institucioni qe jane propozuar nga partite opozitare kane bojkotuar mbledhjet e ketij viti. Por sipas nenit 24 te Kodit Zgjedhor i cili flet per vendimmarrjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ky organ tashme administrativ eshte i detyruar te votoje nje sere aktesh normative me pese vota. Ne nje sere pikash qe parashikon ky nen per sa i perket llojit te akteve qe kerkojne domosdoshmerisht pese vota per tu konsideruar te miratuara jane edhe ato qe i perkasin pikes D te ketij neni. Konsiderohen te miratuara kur votojne pro jo me pak se pese anetare te KQZ-se vendimet lidhur me d aktet me karakter normativ te ceshtjeve qe lidhen me zgjedhjet theksohet ne nenin 24 pika D te Kodit Zgjedhor. Ne kete kuader duke i hedhur nje sy akteve normative qe jane miratuar nga KQZ te cilat nisin nga data 20 janar e ketij viti dhe perfundojne ne date 16 mars shikon se te 14 aktet normative qe kane marre vetem kater vota kane te bejne me pergatitjen e zgjedhjeve lokale te 8 majit. Keshtu keto vendime kane te bejne me ceshtje si modelet e Kodeve te Sigurise te modelit te regjistrimit te ankesave te modelit te dhomes se fshehtesise qe do te perdoret ne zgjedhjet e ardhshme etj. duke qene te gjitha te perqendruara per kete proces. Ne kete rast do te ishte Kolegji Zgjedhor si nje organ apelues per vendimet e KQZ-se ai qe do te gjykonte ne menyre perfundimtare nese kjo vendimmarrje mund te konsiderohet e vlefshme apo jo por juriste te ndryshem te pyetur per kete ceshtje shprehin sigurine e plote se ne rast se kjo vendimmarrje do te ankimohej ajo nuk mund te konsiderohej si e vlefshme. Nga ana tjeter duket se debatet politike jane ulur kembekryq edhe ne institucionin e administrimit te zgjedhjeve dhe duket se numri pese i votave do te jete nje problem i madh per sa i perket vijimit te vendimmarrjes zgjedhore te ketij institucioni te rendesishem. Mosprania dhe bojkoti i tre anetareve te KQZ-se ne mbledhjet e ardhshme dhe mbetja e ketij komisioni vetem me kater anetare pritet te sjelle probleme serioze per sa i perket funksionimit te tij ne kushtet kur rendesia e vendimmarrjeve te ketij institucioni sa vjen edhe rritet. Ashtu sic ndodh rendom ne jeten tone publike edhe per funksionimin e ketij institucioni kerkohet nje pakt politik i cili do ti hapte rruge edhe funksionimit normal te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.