Komisioni Hetimor për privatizimin e CEZ pas afro 13 muajsh hetime ka mbyllur hetimet. Deputetët e mazhorancës votuan raportin e prezantuar një javë më parë, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në mbledhje.


Kreu i Komisionit, Taulant Balla rekomandoi ndjekje penale ndaj djalit të ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha për veprën penale Mosdhënie e dëshmisë.


Taulant Balla tha se Shkëlzen Berisha u paraqit 4 herë në komision për të dëshmuar, por në të gjitha rastet refuzoi dëshminë e cila është detyrim ligjor. Sipas Ballës refuzimi përbën kundravajtje penale dhe ndëshkohet sipas ligjit nga gjobë deri në 1 apo 3 vjet burg.