As muajt e tere te lobimit dhe as disa leshime nuk qene ne gjendje per te parandaluar ndalimin e fuzionimit. Ne fund nuk patem zgjidhje tjeter pervecse ta ndalonim fuzionimin tha komisioneri i BE-se per konkurrencen Joaquin Almunia te merkuren 01.02.2012 ne Bruksel. Arsyeja sipas Komisionit nje pozite dominuese ne treg e kompanise se fuzionuar. Pozicione te tilla monopoli duhet te parandalohen. Ky pengim ka per qellim te mbroje ekonomine evropiane prej efekteve deformuese te nje bashkimi qe do ta eliminonte praktikisht nje konkurrence efektive dhe do te shkaktonte deme serioze per konsumatoret.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Joaquin Almunia



mime me te larta per konsumatoret dhe me pak risi do te kishte qene pasojat mendon komisioneri Almunia. Spanjolli beson ne parim se funzionime te tilla kane avantazhin e fitimit te efikasitetit. Por ne kete rast mbizoteruese do te ishin efektet negative. Gjate procesit te negociatave te dy operatoret e burses do te kishin bere mjaft leshime. Por jo te mjaftueshme per ta bindur Komisionin.



U pengua krijimi i nje kampioni evropian ne fushen e burses



Por me sa duket jo te gjithe komisioneret ishin te nje mendjeje me komisionerin Almunia. Vertet qe votim formal nuk ka pasur tha ai por la te kuptohet se te pakten komisioneri per tregun e brendshem Mishel Barnier ka pasur rezerva. Barnier thuhet se donte qe ne tregun evropian te krijohej nje kampion ne fushen e burses se aksioneve qe mund te konkurronte ndaj konkurrences aziatike dhe tia dilte mbane qe si bllok i madh te vendoseshin standarde panevropiane. Nje argument te ngjashem ben edhe eurodeputeti gjerman Burkhard Balz CDU . Ai eshte anetar i Komitetit Ekonomik te Parlamentit Evropian. Une besoj se ne jemi duke bere nje gabim te rende ketu sepse ne kemi demtuar veten ne konkurrencen ne shkalle globale. Transaksionet e bursave jane sot tregje globale dhe ne duhet te kujdesemi qe ne Evrope te kemi disa lojtare shume te forte ne tregun e aksioneve ne konkurrencen globale.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Salla e Burses Gjermane ne Frankfurt Me tone te mprehta vendimi u komentua ne Bursen Gjermane Kjo eshte nje nje dite e erret per Evropen dhe konkurrencen e saj te ardhshme globale ne tregjet financiare boterore. Vendimi i Komisionit Europian bazohet ne nje perkufizim jorealist dhe te ngushte te tregut qe nuk i pergjigjet natyres se konkurrences ne tregun global te derivateve thuhej ne nje deklarate. Shefi i Burses Gjermane Reto Francioni u shpreh disi me bute ne nje konference shtypi ne Frankfurt bursa gjermane eshte e pajisur mire dhe ka force te mjaftueshme per tu rritur dhe per te vazhduar te jete e suksesshme edhe pa fuzionimin tha ai.



Veprim i rralle i Brukselit



Ndalimet e fuzionimeve nga ana e komisionerit per konkurrencen jane ne pergjithesi shume te rralla. Por sidomos ne rastin e bashkimeve apo fuzionimeve te bursave nga Brukseli ka pasur kohet e fundit disa here sinjale ndalimi. Pyetjes nese ky vendim do te percaktoje tonin per perpjekjet e metejshme per fuzionim Almunia ju pergjigj me jo. do rast duhet te konsiderohet dhe te shqyrtohet si rast me vete por te vleresohet sipas te njejtave rregulla te konkurrences.



Autor Christoph Hasselbach / Pandeli Pani

Redaktoi Esat Ahmeti