Komisioni Hetimor i ngritur nga opozita nuk ka arritur të marrë dëshminë e Avokates së Shtetit, Alma Hicka, e parashikuar në mbledhjen e kësaj të premtje. Komisioni nuk ka mundur të mblidhet për shkak të mungesës së mazhorancës, të cilën kryetari i Edmond Spaho e komentoi si një pamundësi për të dhënë përgjigje për 345 mln euro detyrim që iu falën ÇEZ.


Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor për rimarrjen e aksioneve të ÇEZ Shpërndarje nga shteti shqiptar për shkak të mungesës së anëtarëve të mazhorancës.


Në pamundësi për të mbledhur kuorumin nuk u zhvillua mbledhja ku pritej dëshmia e  Avokates së Shtetit, Alma Hicka.


Për kryetarin e Komisionit, Edmond Spaho, mazhoranca kishte dhënë garanci për zhvillimin e mbledhjes së të premtes.


Spaho: Arsyeja është e qartë, e kemi theksuar edhe herë të tjera pse veprojnë kështu. E dinë fare mirë të gjithë këta, edhe ata që kanë qenë pjesë e kësaj afere që jo më kot e kemi quajtur afera e shekullit. Nuk përgjigjen dot përse i falën ÇEZ-it 345 milionë euro detyrime të njohura me faturë që i ka ndaj KESH, OST dhe Tatimeve shqiptare.


Avokatja e Shtetit, Alma Hicka, u paraqit në këtë mbledhje, por nuk mundi të japë dëshminë e saj, ndërsa rendi i kësaj mbledhje u shty për javën e ardhshme.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter