Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi në parim paketën fiskale dhe projektbuxhetin 2018. PD-LSI shprehën edhe një herë qëndrimin kundër pr/buxhetit 2018, që gjithsesi u miratua sot vetëm me votat e mazhorancës.


Nuk ka asnjë fond për rritje pagash e pensionesh.  Fondi i vënë në dispozicion nuk mjafton as për indeksim. Nuk ka asnjë fond për rritje pagash e pensionesh.  Fondi i vënë në dispozicion nuk mjafton as për indeksim.


Projektet e investimeve lidhen vetëm me koncesionet. 21% më pak fonde për infrastrukturë. Kërkesa e opozitës për libra falas nuk është e qartë si do realizohet. Organet e vettingut kane vetëm 1/3 e  fondeve te kërkuara. Në emër të opozitës në deklarojmë votën kundër të buxhetit dhe paketës, u shpreh deputetja e PD, Jorida Tabaku.


14 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)