Komisioni i Ligjeve u mblodh praditen e sotme për të diskutuar për kandidatët nga Shoqëria Civile, që do të bëhen pjesë e trupës së KLGJ dhe KLP.


Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjonçaj prezantoi raportin për kandidatët. Ai tha se vlerësimi për kandidatët është i arsyeshëm dhe është realizuar një vlerësim moral dhe profesional.


Gjonçaj tha se për KLP kanë plotësuar kushtet ligjore 7 kandidatë, ndërsa 10 janë përjashtuar.


Ndërsa nga trupa e pedagogëve, Gjonçaj tha se 5 kandidatë plotësojnë kushtet, ndërsa 2 të tjerë janë përjashtuar.


Ai tha se janë shpallur 6 herë thirrje për kanidatët e KLP nga shoqëria civile, ku vetëm 3 kandidatë i plotësojnë kushtet.


Në përfundim të mbledhjes Komisioni i Ligjeve ka miratuar rregulloren për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor.


Miratimi për funksionimin e komisionit ad-hoc, që do të përzgjedhë anëtarët për këto dy organe të rëndësishme të parashikuar nga reforma në drejtësi është bërë vetëm me votat e mazhorancës.


Opozita ishte e pranishme në seancën e Komisionit të Ligjeve, por zgjodhi të abstenojë në momentin e votimit.



 


Mbledhja e rradhës e komisionit do të zhvillohet ditën e nesërme.


17 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)