Ministrja-Kumbaro-ne-komisionin-parlamentar-per-median-Foto-Albert-Myftaraj (ARKIVE)TIRANË, 24 Nëntor / ATSH- Klajdi Musabelliu/. Komisioni i Medias diskutoi të martën lidhur me projektbuxhetin e vitit 2016 për Ministrinë e Kulturës.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, u përgjigj përpara komisionit për pyetjet lidhur mbi projektet dhe investimet e vitit 2016, dhe mbajti edhe një raport lidhur me të ardhurat, ecurinë, si dhe me pritshmëritë e vitit 2016.

Të ardhurat nga biletat e institucioneve të kulturës (teatro apo site që sollën edhe dyfishimin e të ardhurave), implementimi i programeve të kulturës si "Edukimi përmes kulturës", rrjeti "Miku i Monumentit", ishin disa prej sukseseve të vitit 2015, të cilave ju shtua edhe tabela e detajuar e 1892 monumenteve të kulturës, që Kumbaro e prezantoi para komisionit, duke shtuar se janë regjistruar plot 18 mijë objekte.

Kryefjala e ministres Kumbaro ishte investimi mbi dixhitalizimin e pasurive kombëtare, implementimi i një konteksti të ri ligjor të infrastukturës, marrëdhëniet dhe marrëveshjet e reja Gjermani-Shqipëri, dhe me Torinon, Francën dhe Kinën në vitin 2016, investimet që duhen bërë në trashëgimi (restaurime dhe mirëmbajtje), dhe kulturë si në site apo objekte si muze apo teatro.

Buxheti i vitit 2016 parashikon një financim të konsiderueshëm për sektorin e kulturës me një buxhet total prej 642 milionë lekë, sektor ky i nënfinancuar në të kaluarën.

Me projektbuxhetin e vitit 2016 parashikohet financimi i disa projekteve prioritare siç janë Qendra Kombëtare Kulturore "Skena e Re", rikonstruksioni i Teatrit "Andon Zako Çajupi", rikonstruksioni i Teatrit "Migjeni" Shkodër, muzeu i "Gjethit", ndërhyrje rehabilituese në çatinë e Kinostudios "Shqipëria e Re", sistemim i qendrës kombëtare të fëmijëve brenda godinës Kinostudio "Shqipëria e Re", bashkëfinancim me IPA-n i projektit Apollonia. /k.m//m.m/