Bilanci 


sigurimet_1Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit u rritën gjatë katërmujorit janar-prill 2015 në masën 22.53%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Ndërkaq, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – prill 2015 kapën vlerën mbi 4,104 milionë lekë, ose 17.09% më shumë se në periudhën janar – prill 2014. Gjatë katërmujorit, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 310,905 me një rritje prej 10.51% krahasuar me periudhën janar – prill 2014. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar te  sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 92.68% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e jetës me 7.32%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.91% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.09% të totalit të tregut.


E veçanta e këtij bilanci është se gjatë periudhës janar – prill 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,004 milionë lekë, duke pasqyruar rritje. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në janar – prill 2015 arritën mbi 2,384 milionë lekë, ose 31.01% më shumë se në të njëjtën periudhë të 2014-s. Produkti MTPL e brendshme pati një rritje prej 35.45% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 8.62%. Produkti Sigurim Kufitar pati një ulje prej 21.72% të volumit të primeve të shkruara bruto dhe kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 26.62% krahasuar me periudhën janar – prill 2014. Ndërsa produkti Karton Jeshil pati një rritje të numrit të kontratave me 22.54%.


Ky shkrim Kompanitë e sigurimit paguan më shumë dëme u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.