Kompjuteri Apple 1, u ndërtua në vitin 1976 dhe është ende operativ. Ai është shitur në ankand për 374,500 dollarë – që do të thotë rreth 500 herë më shumë se kostoja origjinale. Kompjuteri është blerë nga një ofertues anonimin në shtëpinë e ankandit Sotheby.  Ai ishte njëri nga 200 kompjuterët e ndërtuar nga themeluesit e Apple-it, Steve Jobs dhe Steve Vozniak, dhe njëri nga 50 të tillët që ekzistojnë ende. Në vitin 2010, një koleksionist italian ka paguar 212,000 dollarë për një Apple 1, i cili është shitur me letrën e origjinalitetit të nënshkruar nga Jobs.


 

 

Agjencia e Lajmeve Newnews/www.newnews.al