airNë vitet 50, Bashkimi Sovjetik shkoi në rajonin e Arktikut, me pretendimin për të ndërtuar disa stacione kërkimore për qëllime shkencore, por në fakt ato u përdorën për shërbimet inteligjente dhe avantazh strategjik. Për Kanadanë, ekzistonte kërcënimi që edhe SHBA-ja do të shkonte në Arktik për arsye ushtarake, duke vënë kësisoj në pikëpyetje sovranitetin e Kanadasë mbi shelfin e akullt.


Forca Ajrore Mbretërore Kanadeze (RCAF) e kishte hedhur në hartë Polin e Veriut së paku që në vitet 30, por fluturimet që mbikëqyrnin atë zonë u rritën në mënyrë dramatike pas vitit 1945. Stacionet e motit dhe ato të zbulimit kanadez, ishin vendosur edhe në veriun e largët, për të mbikëqyrur inkursionet ruse e për të shmangur depërtimin e amerikanëve.


Ndërmjet viteve 1953-1962, kjo u bë veçanërisht e rëndësishme, pasi Bashkimi Sovjetik kreu mbi 50 teste atmosferike në Arktik, me pasojat që shpesh preknin edhe territorin kanadez. Zbulimi amerikan u bë gjithnjë e më shumë i ndërvarur nga informatat e RCAF-it, që u jepte informacione për analizat.


Një nga fluturimet më dramatike me qëllim rikonjicioni mbi akull, ndodhi në maj të vitit 1958, kur një avion Lancaster i RCAF-it fluturoi mbi një stacion sovjetik mbi akull të quajtur North Pole 6, dhe zbuloi një avion bombardues bërthamor Tupolev Tu-16 të ulur mbi një pistë akulli.


Ky ishte një zbulim i jashtëzakonshëm, sepse asnjë vend perëndimor nuk kishte parë ndonjëherë apo fotografuar ndonjë nga këta lloj bombarduesish. Të dhënat nga Lancaster i mundësuan analistëve perëndimorë, të bëjnë përllogarritjet e sakta mbi aftësitë e bombarduesve sovjetike.


U zbulua ndërkaq se Bashkimi Sovjetik ishte duke menduar të përdorte stacionet e tij në Artik, për ti mundësuar avionëve të furnizoheshin në karburant dhe më pas të arrinin me sukses objektivat e përcaktuara në Amerikën e Veriut, në rastin e një lufte bërthamore./Bota.al