Policia shqiptare ka bere ne Prokurori nje padi ndaj Avokatit te Popullit, per nderhyrje ne hetime. Padia eshte bere ne Prokurorine e Shkodres. Burime te Drejtorise se Policise kane deklaruar se, ka pasur disa nderhyrje flagrante te komisionareve te institucionit te Avokatit te Popullit per te lene te lire disa te shoqeruar, te dyshuar per nje vrasje te kryer ne 1997, per shkaqe gjakmarrjeje. Nderkohe qe Ministria e Brendshme u eshte pergjigjur te gjitha akuzave te PS por dhe te Dobjanit ne adrese te saj. Ky dikaster deklaroi se rastet e dhunes se punonjesve te vecante te policise mbi qytetaret, jane vetem raste te izoluara te shkeljes se ligjit nga keta punonjes, per te cilat ata jane perballur me reagimin e ashper te strukturave perkatese shteterore dhe ligjin. "Midis Ministrise se Brendshme, Policise se Shtetit dhe Institucionit te Avokatit te Popullit ekziston nje komunikim i vazhdueshem dhe bashkepunim shume i mire. Madje eshte vleresuar nga vete Avokati i Popullit", sqaroi Ministria, duke theksuar se ky bashkepunim do te mbetet gjithmone prioritet i punes se saj. Nga ana tjeter, Ministria shpreh shqetesimin e perdorimit politik nga ana e PS te rasteve te izoluara, per te denigruar imazhin pozitiv te Policise se Shtetit dhe frenuar angazhimin e saj profesional, ne goditjen ligjore te krimit dhe trafikanteve. "Sigurojme opinionin publik se krahas luftes me tolerance zero ndaj krimit do te mbetet si prioritet thelbesor i saj, mbrojtja dhe respektimi i lirive dhe te drejtave themelore te qytetareve", sqaroi Ministria.