Shqipëria ka rritur konkurrencën në tregun e telefonisë lëvizëse dhe çmimet për konsumatorët sa vijnë e ulen. Vlerësimi është bërë nga Kompania “Kullën International”, e cila monitoron projektet e komunikimit elektronik dhe informacionit per vendet kandidate për Bashkimin Evropian. Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo tha se këto ndryshime pozitive u arritën pas rregullimit të tregut të telefonisë dhe shtimit të kompanive në vend. 






Ndërsa Olivier Pascal, Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në këtë
aktivitet tha se rëndësia e teknologjisë së informacionit dhe
Komunikimit në këto kohë të vështira të ekonomisë botërore mund të
ndikojë në rimëkëmbjen e saj. “KE - shtoi ai - ka një axhendë digjitale,
e cila inkurajon përdorimin e teknologjive moderne në mbështetje të
qytetarëve dhe biznesit”.



Julia Bardhushi