Kryeministri ka vendosur ministrin e Brendshem ne podium ndersa kryeparlamentaren e ka lene te festoje me turmen e militanteve







TIRAN - Koncerti festiv per liberalizimin e vizave ka treguar edhe nje here tensionin qe ekziston brenda Partise Demokratike mes Jozefina Topallit dhe Lulzim Bashes. E para eshte nenkryetarja e PD-se me aspirata te qarta per tu bere nje dite kryetare ndersa i dyti eshte ylli i ri qe ka mbeshtetjen e kryetarit Berisha per tu lancuar fillimisht si kandidat per bashkine e Tiranes dhe me pas per te qene pasardhesi i tij ne parti. Mbeshtetja e Berishes per Ministrin e Brendshem eshte vene re edhe ne koncertin e vizave ku Topalli eshte eklipsuar ndersa Basha eshte ngjitur ne podium per te marre meriten kryesore. Nga ana tjeter Topalli eshte lene ne mes te turmes ne shoqerine e deputeteve te tjere si Bumci Hoti Bogdani etj.





Kryetarja e Kuvendit ka qene nje prej eksponenteve te mazhorances e cila ka lobuar me shume per procesin e liberalizmit te vizave duke udhetuar ne shume vende te Bashkimit Europian. Ajo u ka kerkuar kolegeve te saj qe te ndikojne tek deputetet per pershpejtimin e proceseve integruese te vendit tone. Per udhetimet e shpeshta socialistet e akuzojne kryeparlamentaren per abuzime me fondet publike nderkohe qe vete kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se axhenda e Kuvendit eshte procesi i integrimit. Por pavaresisht kesaj atributet me te medha per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare po i vishen ministrit te Brendshem Lulzim Basha.





Strategjia e te besuarit te kryeministrit Berisha ka qene e ndryshme nga ajo e kryeparlamentares duke preferuar qe ne vend te takimeve me homologet e tij jashte vendit Basha te fillonte fushaten sensibilizuese ne qytetin e Tiranes duke shkuar madje ne pjesen me te madhe te gjimnazeve te kryeqytetit. Dalja e tij e shpeshte si ne media ashtu edhe ne aktivitete qe kane te bejne me sensibilizimin e qytetareve te Tiranes per respektimin e kritereve pas heqjes se vizave nuk eshte e rastesishme. Ministri i Brendshem Lulezim Basha po nis fushaten elektorale per ta garuar perballe Rames per bashkine e kryeqytetit.





Ai ka mbeshtetjen e plote te kreut te qeverise i cili e merr me vete pothuajse ne te gjitha takimet e rendesishme. Basha ka hyre ne PD ne vitin 2005 me rekomandimin e vecante te Argita Berishes dhe shume shpejt u kthye ne nje prej personave me te rendesishem si brenda strukturave partiake ashtu edhe ne qeveri. Mbrojtja e kreut te qeverise per ministrin e tij besnik eshte pare qarte edhe ne ditet me te veshtira te Bashes. Ne ate kohe ai akuzohej nga Prokuroria per skandalin e 1.3 milione eurove te Durers-Kukes por kryeministri pohoi se vendimi ishte kolegjial nga te gjitha ministrat dhe Basha nuk kishte asnje pergjegjesi.







Perplasja Basha-Topalli



Edhe kryeparlamentarja Topalli dhe ministri i Brendshem Lulezim Basha e mohojne se midis tyre ka nje lufte ajo u be e qarte nje vit me pare me 20 nentor kur gjate seances plenare kryeparlametarja i nderpreu fjalen ministrit. Incidenti ndodhi gjate kohes se diskutimit per miratimin e pr/buxhetit 2010 kur ministri Basha po fliste kunder Edi Rames. Ne kete seance kryeparlamentarja Topalli i hoqi mikrofonin Bashes duke i lene fjalen pergjysme. Nje tjeter rast qe tregon klimen e acaruar eshte edhe raporti qe kryeparlamentarja Topalli i paraqiti ne 2007-en Keshillit te Rregullores dhe te Mandateve per imunitetin e Ministrit Basha ku ndonese hidhte poshte pretendimet e Prokurorise kerkonte heqjen e Imunitetit. Nderkohe disa dite me pare Topalli ne nje emision televiziv po rendiste arritjet e mazhorances dhe midis tyre ashtu si pa dashje tha Kemi arrestuar Lul Bashen - duke pretenduar me pas se gabimisht e kishte ngaterruar me Lul Berishen.





Diskutimi per projektbuxhetin 2010 date 20 nentor 2009

Replika

Basha Nepermjet dezinformimit te tyre kane pasur si qellim kryesor politik pengimin ose vonimin e procesit te liberalizimit te vizave cka eshte interpretuar gjeresisht nga intelokutoret e mi por dhe te kolegeve te mi ne kete kabinet si nje perpjekje e qarte per te vene ne funksion te agjendes se ngushte te politikes se zotit Rama nje qellim kaq madhor per cdo shqiptar sic eshte ajo e liberalizimit te vizave.

Nderhyn Topalli Zoti minister ka mbaruar koha.

Basha Edhe nje minute zonja kryetare.

Topalli Mbylleni se ka mbaruar koha.

Basha vazhdon te flase Gjej rastin... Bashes i mbyllet mikrofoni. Nuk degjohet me zeri i tij.





Me pas Bashes i ndizet serish mikrofoni dhe pa mbaruar fjaline nderhyn serish Topalli Ju lutem zoti minister e kane fjalen te tjeret. Faleminderit. Zoti Tritan Shehu keni fjalen.

Basha i kthehet Topallit dhe i thote dicka nuk degjohet pasi mikrofoni eshte i mbyllur qendron dhe per pak ne podium dhe me pas u largua drejt karriges se tij.