Në filmin “Koncert në vitin ‘36”, ka një personazh plak të lig e komik, që e mbante veten për të parin e vendit e të kuvendit, prej të cilit duhej të merrej mendje e leje për gjithçka. Ai personazh quhej Nuri Beu. E kujtova këtë personazh, nisur prej ngjasimit të plotë që ka me të Sali Berisha, ose Nuri Beu i PD-së. Nuri Beu i filmit, bëri çmos me presione, kërcënime e zhurma ahengjesh, çingijesh e daullesh që të mos bëhej koncerti, por doli huq. Të njëjtat përpjekje sa komike aq edhe djallëzore, bëri dhe Nuri Beu i PD-së për të penguar “koncertin” e vlerësimit pozitiv për statusin e Shqipërisë. Edhe në momentin kur po paraqitej raporti pozitiv për ecurinë progresive të Shqipërisë, Nuri Beu i PD-së, nxori “ahengxhinjtë” e tij për të prishur “koncertin” e pragstatusit me daullet e shpifjeve, me qëllim nxirjen deri në sekondën e fundit të veprimtarisë së qeverisë, të fytyrës së Shqipërisë, duke hedhur në tregun e propagandës antistatus një tjetër shpifje nga Vlora. “Blozën” antistatus e antiqeveri, Nuri Beu i PD-së ia adresoi publikisht komisionerit Fyle, në momentin kur ai ende nuk kishte nisur publikimin e progres-raportit. Pse ia adresoi për dijeni zotit Fyle, zgjedhjen e një kryetari Këshilli Qarku? Për të hedhur helmin e tij antistatus. Për të bërë zhurmë kundër “zërit” pro të BE-së në favor të statusit të Shqipërisë. Këtë ka bërë përherë. Gjithë energjitë e tij deri ditën e djeshme, Nuri Beu i PD-së, ia ka kushtuar bllokimit të statusit, ose krijimit të trazirave brenda vendit, duke krijuar precedent kaosi parlamentar, ose nxirjes së punëve të qeverisjes, ose duke krijuar vatra konflikti me ndërkombëtarët, pikërisht në muajin, ose javën e marrjes së statusit. Nuri Beu i PD-së ka 22 vjet që provokon dhe realizon bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Sa herë afrohet statusi, aq herë del në mes të sheshit Nuri Beu dhe bën zhurma, trazira, konflikte. Sa herë në Shqipëri vijnë vlerësuesit e BE-së, përballë u del ai dhe i “tremb”, duke u servirur 1001 të zeza kundër Shqipërisë e qeverisjes. Këtë “pisllëk” antistatus, Nuriu e ka intensifikuar sidomos 1 vit pas përzënies nga pushteti, duke prishur seancash parlamentare, duke shpifur, kërcënuar, denigruar, etj. Nuri Beu i PD-së, plaku i prej 1 viti u rropat për të nxirë gjithçka që ka lidhje me Shqipërinë. Dje pësoi dështimin e parë. U struk i vetmuar në trishtim e hidhërim për humbjen që pësoi me mosbllokimin e notës vlerësues të statusit. “Helmi” i hedhur prej tij kundër qeverisë u shpërfill nga BE-ja. Raport-progresi ishte nota më e lartë e vlerësimit për ecurinë e Shqipërisë për këta 8 muaj qeverisjeje, që ndryshuan plotësisht kursin antievropian të 8 vjetëve të ish-qeverisjes së degraduar të Nuri Beut të PD-së. Kanë mbetur edhe 18 ditë nga vendimi për statusin. Këto, janë ditë “aksioni” bllokues për Nuriun. Deri sot, ai ka dështuar në çdo skenar të përgatitur e të hedhur në veprim për të bllokuar “koncertin” e statusit. Nuk i eci plani me ngritjen e avionit të drogës për të bllokuar statusin, pasi në vend të qeverisë ra avioni. Nuk bëri efekt, as skema me tregtarët e thasëve të drogës nga Jugu në Veri, të cilët i hodhi në aktivitet për të krijuar imazhin e “Shqipërisë kolumbiane”. Nuk i eci plani për t’ia lënë në derë kryeministrit e ministrit të Brendshëm “kopilin” e tij të drogës. Nuk krijoji dot kaos e trazira publike dhe efekte antistatus as me kampistët e “urisë”, që dolën nga greva me ca kilogramë shtesë në peshë. Nuk pati efekt as seria e shpikjeve të skandaleve me emërimet e drejtorëve.
Doli një blof dhe skenari me “koka dhie” të blera te kasapët e fshatit e të hedhura nga “kasapët” e PD-së në dyert e banesave të gazetarëve të PD-së, për të krijuar imazhin e rrezikut kriminal qeveritar ndaj medias. Nuk pati sukses as me videot me vrasje. Nuk e cenoi dot imazhin e punëve të qeverisjes, as duke futur në grevë urie një grup të përndjekurish politikë, të cilët kur futeshin në greva urie në pushtetin e Saliut, shtroheshin në dajak, futeshin në burgje e batërdiseshin me fyerje. Nuri Beu i PD-së, po vazhdon të vjellë vrer. Këto 18 ditë të mbetura deri në marrjen e vendimit të statusit, janë ditët e luftës së tij finale kundër statusit. Përditë nga “tualeti” politik i PD-së, kanë dalë e do të dëgjohen shumë “pordhë” që vijnë “erë Sali”, me të cilat ai synon të ndotë e qelbë vlerësimet e punës së qeverisë. Por koha e plakut Nuri ka mbaruar, morali i tij është katandisur deri në atë derexhe, sa nuk ia dëgjojnë më as “pordhët”!