Tirana do ta presë sot ardhjen e Vitit të Ri 2019 në sheshin Skënderbej. Me rastin e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza, duke nisur nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, e deri te shfaqja e mrekullueshme e fishekzjarreve që do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 24.00.


Festa do të nisë në 22:30 të mbrëmjes me Koncertin e Vitit të Ri, ku do të performojnë këngëtarët e njohur si Evi Reçi, Ardit Çuni. Alban Nimani , West Side Family, Eneida Tarifa, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Flor Mumajesi, Klajdi Haruni & Bruno DJ si dhe performance e shkëlqyer e DJ Vinit. Spektaklit nuk do ti mungojnë as kërcimet fantastike të Tan Bramës dhe grupit të tij.


Kësaj atmosfere do ti shtojë magjinë e saj spektakli i fishekzjarrëve, i cili do të kulmojë në çastin e ndërrimit të viteve.


31 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)