Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur gjatë paradites së sotme, ka miratuar kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit. Në mbledhje ka qenë i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.
Pavarësisht se mbladhja u zhvillua me dyer të mbyllura, mësohet se drafti është miratuar më konsensusin e të gjitha palëve.
Një ditë më parë, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, kërkoi rikthimin e opozitës në Parlament dhe bashkëpunimin e saj për projektigjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.