Konferenca e Sigurise e Mynihut nje vit me pare u befasua prej shperthimit te revolucionit ne boten arabe. Gjersa ne Mynih po takohej Kuarteti i Lindjes se Aferme dhe keshillohej pa ide te reja mbi konfliktin shumevjecar midis izraeliteve dhe palestinezeve ne Kajro masat dolen ne rruge dhe zhvilluan perleshje te pergjakshme  me aparatin e sigurise te Mubarakut.



Analize e rebelimit arab



Asokohe ishte ende heret per nje diskutim te strukturuar te ngjarjeve me pjesemarrje nga vendet e prekura. Kjo gje planifikohet te kompensohet intensivisht ka paralajmeruar Wolfgang Ischinger drejtuesi i Konferences se Sigurise te Mynihut. Do te kemi ne Mynih nje sere kryetaresh qeverish nga rajoni perfshire ata te Tunizise dhe Katarit por edhe perfaqesues nga Libia dhe Egjipti per te folur mbi shpresat dhe shanset por edhe mbi rreziqet dhe e lidhura me keto zhvillime. Natyrisht pjese e kesaj eshte edhe situata e tmerrshme ne Siri dhe brenga e vazhdueshme per gjendjen e konfliktit berthamor me Teheranin.



Partneriteti i sigurise me Rusine ben ne vend numero



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edhe per gjendjen ne Siri do te diskutohet ne MynihVitin e kaluar ne Konferencen e Sigurise ne Mynih pati nje moment historik. Me shkembimin e dokumenteve te ratifikimit Rusia dhe SHBA-ja bene qe te hynte ne fuqi marreveshja e re Start per kufizimin e ndersjelle te arsenaleve berthamore. Ne grindjen rreth sistemit raketor mbrojtes te planifikuar nga SHBA-ja Moska vazhdon te kembengule ne garanci sigurie me shkrim nga Uashingtoni. Kete gjendje synohet ta zhbllokoje nje studim me propozime te reja per nje sistem raketor mbrojtes te perbashket ne te cilin kane punuar se bashku eksperte amerikane evropiane dhe ruse dhe qe do te paraqitet gjate punimeve te konferences se sivjetme.



Detyrimet per te kursyer dhe mendesia e re ne Evrope



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sistemi i perbashket i mbrojtjes raketore me Rusine vazhdon te mos duket ne horizontMe e vonta ne samitin e NATO-s ne ikago ne maj SHBA-ja do te perserise kundrejt evropianeve kerkesen e saj te vjeter per nje ndarje me te drejte te barres brendaperbrenda aleances mbrojtese. Detyrimi per te kursyer mund ti shtrengoje evropianet qe te heqin dore nga egoizmat e tyre kombetare ne fushen ushtarake hamendeson eksperti i sigurise Gtz Neuneck i Institutit per Paqe dhe Siguri ne Hamburg.



Riorientimi ushtarak i Amerikes



Sepse edhe SHBA-ja duhet te kurseje. Pasi buxheti ishte fryre vitet e fundit ne 700 miliarde dollare Pentagoni do tia dale vitet qe vijne me shume me pak para. Si rrjedhoje Evropa duhet te marre me shume pergjegjesi per sigurine e vet. Serish Ischinger. Ketu gjendemi para shqetesimit te shprehur pjeserisht hapur qe Amerika me shume po e le te dale ne plan te dyte lidhjen e saj organike me Evropen. Kjo nuk ka si te jete ne interes te Evropes. E them kete pa marre parasysh se cdo te thoshte kjo per koherencen e aleances se NATO-s.



Ne vend te Evropes del per SHBA-ne hapesira e Paqesorit. Me e vonta qekurse presidenti amerikan Barack Obama paralajmeroi nentorin e kaluar se do te stacionoje sivjet 2.500 marinsa ne veri te Australise riorientimi gjeostrategjik i amerikaneve eshte kthyer ne siguri. Ky paralajmerim beri qe ne Kine te binin kambanat e alarmit. Nje grup i ngushte i Konferences se Sigurise te Mynihut ishte vitin e kaluar ne Pekin dhe zhvilloi atje bisedime me perfaqesues qeveritare. Ky dialog do te vazhdohet ne Mynih.



 



Autor Daniel Scheschkewitz / Elert Ajazaj



Redaktoi Esat Ahmeti