Komisioni Zgjedhor i Malit te Zi ka konfirmuar sot fitoren e koalicionit "Mali i Zi Evropian", qe udhehiqet nga kryeministri, Milo Gjukanovic. Sipas te dhenave te Komisionit, koalicioni i Gjukanovic ka fituar 48 nga 81 vendet ne Parlamentin e Malit te Zi dhe kjo i mundeson koalicionit, te formoje qeverine. Opozita konsideron se qeveria eshte ngutur me kerkimin e zgjedhjeve te parakohshme per shkak te frikes se depertimit te krizes globale financiare qe do te demtonte popullaritetin e kryeministrit Gjukanovic. Ne parlamentin e ri shqiptaret do te perfaqsohen me kater deputete. Ata jane te gjithe mbeshtestes te Kryeministrit Gjukanovic te cilin e vleresojne mbi te gjitha per shkeputjen nga Federata me Serbine dhe per njohjen se fundi te pavaresise se Kosoves.