Pas grumbullimit të informatave dhe provave nga ana e policisë së Hanit e Elezit, se një person posedon armë ilegale, njësitet përkatëse kanë bastisur automjetin e të dyshuarit: A.S. 31 vjeçar.


Me këtë rast policia ka gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike ,,Shkorpion”, një karikator e nëntëmbëdhjetë copë fishekë.


Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa lënda i procedohet Prokurorisë me akuzën për veprën penale: ,,Mbajtje në pronësi ,posedim, shfrytëzim të pa autorizuar të armës“./Indeksonline/