TIBLIS: Ministrja e jashtme amerikane, Kondoliza Rajs (Condoleezza Rice) pritet të takohet sot me presidentin gjeorgjian Mihail Sakashvili në kryeqytetin gjeorgjian Tiblis. Ajo vjen nga Franca, ku bisedoi me presidentin francez Nikola Sarkozi, ndër të tjera edhe për një plan paqeje. Sakashvili i tha televizionit amerikan CNN, se para se ta nënshkruajë do e shohë planin mirë. Procesi i bisedimeve vazhdon. Gjendja në vend është e paqartë. Trupat ruse duhet të kenë vazhduar pushtimin e pjesëve të Gjeorgjisë. Në to numërohen qytetet Gori, Poti dhe Zugdidi. Gjeorgjia doli dje të premten nga Bashkësia e Shteteve të Pavarurura, në të cilat bëjnë pjesë ish Republikat e Bashkimit Sovjetik. Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki Mun u shpreh i shqetësuar për gjendjen humanitare në Gjeorgji.