KAMËZ- Një konflikt I klubit të futbollit të Kamzës me Bashkinë Kamëz ka çuar në anulimin e ndeshjes që kjo skuadër kishte sot me Luftëtarin.
Policia bashkiake e Kamzës mësohet se ka bllokuar derën e stadiumit duke mos lejuar skuadrat të hyjnë në stadium.
Konflikti ka filluar që vitin e kaluar, pasi bashkia pretendon të jetë pronare e këtij stadiumi, ndërsa i kërkon klubit të futbollit të paguajë për të luajtur aty.
Ndeshja ishte vlefshme për javën e parë të kategorisë I, ndërsa pritej të niste sot rreth orës 17:00.
(m.a/BalkanWeb)