policia trNjë konflikt për pronën ka përfunduar në një krim kundër personit në Maminas të Durrësit. Babë e bir janë arrestuar nga shërbimet e policisë së Durrësit për plagosjen e rëndë me dashje të një bashkëfshatari 44-vjeçar.

Dy të arrestuarit janë Ylli Hida, 55 vjeç dhe djali i tij Armando Hida, 21 vjeç, të padënuar më parë. Sipas burimeve të policisë ata u arrestuan pasi të enjten në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Shefik Osmani, 44 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në repartin e Reanimacionit të Kirurgjisë së Spitalit Rajonal Durrës, ndërsa ndaj dy personave është ngritur akuza e "Plagosjes së rëndë me dashje në bashkëpunim".

/ Top Channel