Grupi anti Rama ka nisur takimet intensive për Kongresin e Kashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Grupi i mbështetesve të Ben Blushit janë mbledhur në selinë e kryesisë tek zyra e nënkryetarit të Parlamentit, Ylli Bufi për të diskutuar dhe vendosur mbi ecurinë dhe zhvillimet e mëtejshme me bazën socialiste. Në këtë takim të pranishëm ishin Ben Blushi, Kastriot Islami, Anasatas Angjeli, anëtarja e kryesisë Saimira Pinaj, Eva Allushi dhe Rdlira Haxhiymeri, Rrapush Tola e të tjerë. Burime të televizionit "Ora News" nga takimi bëjnë të ditur se temë kryesore e diskutimit ka qenë ndarja e zonave dhe diskutimi që do të bëhet me delegatët në kuadër të kongresit të 29 gushitit. Anëtarët kanë vendosur që të zhvillojnë takime intensive dhe diskutime me të gjithë delegatët në mënyrë që në kongres të ketë një numër të madh përfaqësuesish të cilët do të kërkojnë mos kandidimin e Edi Ramës. Nën këtë takim ka munguar Arben Malaj, i cili prej ditësh ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Socialiste. Ben Blushi nga ana tjetër ka deklaruar se Edi Rama nuk duhet të rikandidojë për postin e kryetarit të Partisë Socialsite pasi ai është humbës i zgjedhjeve, por ende nuk ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar partie ndonëse emir i tij përflitet prej kohësh në qarqet politike dhe mediatike. Pasi Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste votoi rezolutën e Edi Ramës dhe rrëzoi rezolutën e Ben Blushit, ky i fundit ka nisur punën me bazën dhe grupin e mbështetesve në kryesi për të shkuar të përgatitur dhe me një plaformë të qartë në Kongresin e 29 gushtit.