Autori i Lajmit: Redaksia


Uashington — Vjen ora 10 e mbrëmjes kur kongresmeni demokrat, Mike Quigley, veshur me tuta sporti dhe një t-shirt, shtron një dyshek të hollë portativ në dyshemenë e zyrës së tij dhe kalon natën. 51-vjeçari nga Çikagoja e bën diçka të tillë rregullisht. Shumë anëtarë të tjerë të kongresit, ndoshta 1 në 10, përdorin zyrat e tyre për të fjetur gjumë. Quigley dhe anëtarë të tjerë të Kongresit, të cilët fitojnë deri në $174,000 në vit citojnë dy arsye për një veprim të tillë: “Njëri është kursimi. Dhe tjetri imazhi. Me dy vajza që studiojnë në kolegj privat, Quigley thotë se “shtëpia” e tij në lagjen me pamje nga liqeni në Çikago është gjithçka ai mund të përballojë. Për më tepër, ai duket se ka “zënë rrënjë” në strehën më të rëndësishme të vendit – një vend që shumë amerikanë e urrejnë. Por kjo nuk duket se e shqetëson Quigleyn, i cili renditet i pesti në listën e kongresmenëve më të vjetër. “Do të më pëlqente të mendoja se kjo përforcon faktin që unë jetoj në një rajon, që e kaloj shumicën e kohës sime aty dhe se po përpiqem të jem gjithnjë në kontakt me zgjedhësit e mi”, - thotë demokrati Mike. Por zoti Quigley nuk është i vetmi që fle në Dhomën e Përfaqësuesve. Dy demokratë të tjerë, përfaqësues si Dan Lipinski dhe Luis Gutierrez, flenë gjithashtu në zyrat e tyre. “Edhe republikani Bobby Rush rehatohet në kolltukun e zyrës së tij ose në një hotel aty afër, në varësi të axhendës së tij, gjendjes emocionale dhe rehatisë”, - thotë Sharon Jenkins, drejtori i tij i komunikimit. Gjatë një nate, javën e shkuar, Quigley përdori fuqinë e tij dhe vendosi një kartë përpara dhomës 1319 në ndërtesën Longuorth ku paralajmëroheshin turnet e pastrimit: “Anëtar duke fjetur”. Andej nga mëngjesi, ai mbledh çdo ditë dyshekun e tij së bashku me ndërresat për ti futur në një dollap metalik. Quigley dhe të tjerët këtë e quajnë “mbledhja e grupit drejtues”, ndërsa thonë se ata lahen në dushet e palestrës. “Ky është një qytet i zhurmshëm dhe tortura e zgjimit çdo dy orë është shumë e fortë”, - tregon më tej Quigley. Gjatë natës së fundit, Lipinski, 43 vjeç, e kaloi të gjithë natën i veshur me t-shirt dhe bluxhinse. Ai hëngri në tavolinën e tij të punës një pulë të pjekur në skarë, të cilën e ngrohu në mikrovalë. Lipinski u fut për herë të parë në Kongres në vitin 2004, kur zëvendësoi karrigen e babait të tij, Uilliam Lipinski, të cilën e mbajti për 22 vjet. Ai tha se babai bënte të njëjtën gjë dhe flinte në zyrë gjatë tri viteve të tij të fundit në Kongres. I biri thotë se ai shpenzonte deri në 1200 dollarë në muaj për një apartament me qira gjatë vitit të parë në Kongres, por u josh nga jetesa në Longuorth. Pesë vjet më pas, ai shton: “Kam kursyer rreth 90 mijë dollarë”. Profesori i Drejtësisë në Universitetin e Baltimores, Charles Tiefer, ish-pjesë e Këshillit të zyrave të Dhomës së Përfaqësuesve, mendon se numri i kongresmenëve që flenë në zyrat e tyre është shtuar shumë këto 20 vjetët e fundit.

Ky lajm është publikuar: 16/05/2010