Rubrika: Si shkruanin paraardhësit


Konstandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut


Nga Eqrem Çabej


Botuar më 1938


Një nga këngët më të përmallshme të Shqiptarvet tItalisë dhe një nga pjesët më interesante të poezisë popullore ballkanike të krahasuar është kënga e Kostandinit. Kostandini i vogëlith duhet të niset, tri dit dhëndër, në luftë. Pasi merr uratën e prindërvet, ky porosit të shoqen ta presij nëndë vjet e nëndë dit. Perënduan nëndë vjet e nëndë dit, kjo është e lirë të martohet me tjetër. E shoqja e pret; por pasi shkojnë vitet dhe ditët, kjo vete në qishë të vëjë kurorë të re. Kostandini sheh një ëndër të keqe dhe kthehet me vrap në vëndin e tij. Ay rend në qishë dhe e gjen të shoqen tek po vë kurorë me burrë tjetër. Ay e rrëmben të shoqen nga mezi i krushqet; dhe këtu mbaron kënga e Kostandinit.


Kjo balladë thotë Lambertzi në veprën e tij Pralla shqiptare fq. ka marrë karakter ritual ndër Shqiptarët e Italisë jugore. Këndohet në çdo martesë. Pas gostisë ngrihen prej tryezës gjithë dasmorët, burra e gra, formojnë një rreth, vënë në mest të rrethit dhëndërin me nuse, dhe duke ardhur rreth çiftit, këndojnë këtë valle, si çthuhet në shqip vallja bashkë me këngën që e përcjell. Është një lavdërim poetik i besës së gruas së martuar.


Kostandini është heroi kryesor i poezis popullore titaloshqiptarvet. Ay është edhe sot i gjallë nëpër rrëfesat e tyre. Te Hora e tArbreshvet ( Piana dei Greci) në Siqeli dëftojnë edhe sot në qishën e vjetër të Shën Gjergjit një vënd të gropur në një gur të shkallës, ku ka shkelur thundra e kalit të Kostandinit, kur ky hyri në qishë për të marrë sërish të shoqen.


Dihet se kënga e Kostandinit të vogëlith ekziston me të njëjtën përmbajtje edhe në Shqipëri. i ndjeri Prof. Giussepe Scihro ka qënë i pari që konstatoi këtë paralelë. Në viset veriore shqiptare heroi quhet Aga Ymeri; në Lumë Imer Aga; në Toskëri Ymer Ago; në Jugë, me shqiptimin të y-së dhe të i-së ni, Imer Ago. Në këtë emër dy pjesësh emëri i vërtetë eshtë Ymer. Aga e Ago janë epiteti i rrjedhur nga titulli social turk aga,titull që u epej oficerave duke filluar prej majorit, si dhe disa funksionarëve civilë.


Titulli aga është i lidhur ndër ne me një pasuri tokësore ose me një gjëndje ekonomike përgjithësisht të mirë të atij që e mban këtë titull aga, kjo dëshmohet edhe nga një vers i varianteve toske, ku thuhet: Psherëtiti Ymer Agaj!.


Afërsia që lidh Kostandinin e vogëlith me varinantet e Shqipërisë ësht e madhe sidomos midis varianteve italo-shqiptare dhe versioneve toske. Kjo shpjegohet nga origjina më shumë toske e Italoshqiptarvet. Kjo afërsi ështaq e ngushtë, sa nuk kufizohet në disa vija paralele të përgjithshme, por shtrihet dhe në detaje. Kështu shohim gjer verse identike te kënga e Ymer Agos.


Ndryshime themelore pra nuk gjënden as në figurën e heroit, e as në përmbajtje të këngës. Ndryshimet janë ndryshime kronologjie dhe kulture. Në emrat Kostandin i vogëlith dhe Ago Ymeri ose Ymer Ago pasqyrohen dy epoka të ndryshme kulture dhe influenca e tyre mbi Shqiptarët. Te emëri Ymer me titullin Aga na shohim influencën turke islame: gojëdhëna e vjetër vazhdon të jetojë, por emëri i heroit islamizohet. Heroi vesh rrobën osmane dhe quhet Ymer Ago. Ky emër duhet të jetë pra më i ri se Kostandin i vogëlith.


Përsa i përket tashti Kostandinit të vogëlith të Italo-shqiptarvet, Lambertzi  fq. 68 v. vërren që personi I Kostandinit është një reminiscencë e Mikros  Kostandinos, Kostandinos o Mikros, d.m.th. Kostandin i vogël, i këngëve popullore greke: këtë e muarnë pra italoshqiptarët me vete, me kalimin e tyre prej Moresë për nItali. Mikros Kostantinos ësht i biri i Perandorit Andrenikos, i kënduar shpeshherë në këngët e Digenis Akritas quhet Adrenikos dhe me që poezia popullore greke i ngarkon Kostandinit po ato aventura si dhe heroit Digenis Akritas, qëndron afër mëndsh që Kostandini i vogëlith i ynë të jetë një akritikotragudh i një këngë e ciklit të Digenis Akritas. Shqiptarët e Moresë që e prunë në Itali, bënë me të vërtetë disa modernizime: p.sh. Kostandinin e bëjnë të luftojë në shërbim ta Sulltanit etj.


Në duam pra të përmbledhim shkurtazi ndryshimin midia Konstandinit dhe Ymer Agos, do thomi që Konstandini i Italoshqiptarëvet është një emër i sferës kulturore greko-bizantine, Ymer Agua i Shqipërisë një mër i sferës Osmane. Që ka dhe paralele të tjera midis poezisë italoshqiptare dhe greke-bizantine, shpresoj ta tregoj me një rast tjetër.


Zbuluam pra dy shtrete kronologjike të këngës: një më të vjetër grek-bizantin (Konstandin i vogëlith) dhe një më të ri turk-islamik (Aga Ymeri, Ymer Ago). Pyesim tani a mund të kënaqemi bashkë me Lambertzin, duke vënë barazimin Konstandin i vogëlith  Digenis Akritas, d.m.th. duke shikuar borimin e këngës italoshqiptare në poezinë popullore greke-bizantime të Kohes së Mesme. Pyesim mos është Konstandini i vogëlith vetëm një veshje e krishterë e një figure së vjetër të kohëve pagane, ashtu siç është Ymer Agua rroba islame e heroit të krishterë. Pyesim pra në mund të gjejmë ndonjë formë më të vjetër të kësaj figure.


Për mua një lidhje e këngës së Konstandin-Ymer Agos me mitin e kthimit të Odiseut në Itakë më qe prej kohe i qartë. Tani së fundi shoh te Petrotta, Popolo, lingua e letteratura albanese f. 134 se i ndieri Prof. Schiro e paska bashkuar këngën e Ymer Agos me këngën greke moderne Të njohurit.


(Marrë nga Hylli i Dritës vj. 14; Nr. 2-3 Fruer-Mars 1938)