Drejtoresha e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Tatiana Proskuryakova bën të ditura detaje teknike rreth projektit energjetik në Fushën e Lukovës, qe parashikon devijimin e lumit Radika.

Zyrtarja e larte thote se Banka Botërore, do të vazhdojë takimet me të gjithë aktorët e interesuar, per tu siguruar qe ai te jete në përputhje me te gjitha ligjet dhe konventat.



Me kërkesë të qeverisë së Maqedonisë, ne kemi rënë dakord, për të vlerësuar mbështetjen e mundshme për projektin "Fusha e Lukovës", i cili synon të rrisë kapacitetin e vendit ne energjine e rinovueshme dhe ate te depozitimit të ujit - tha ajo.

Projekti perfshin ndertimin e nje dige mbrojtese me një rezervuar relativisht të vogël uji.



Ne mbështesim përpjekjet e Maqedonisë për ti ikur varesise energjetike nga karburantet fosile, e per te shkuar drejt burimeve të tjera te energjisë siç janë hidrocentralet, gjithnjë në përputhje me strategjinë e vendit-tha Drejtoresha e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni.

Konsultimi i ardhshëm public, do të mbahet në muajt ne vijim, për të diskutuar ndikimin ne mjedis. Banka Botërore nuk e mbështet zhvillimin hidroenergjetik në zonat ekologjikisht të mbrojtura. Edhe pse projekti i propozuar për Fushën e Llukovës, është vendosur brenda Parkut Kombëtar të Mavrovës, vepra pritet te ndërtohet, në një zonë të klasifikuar si e qendrueshme.