Kompania AMC vendos kushtet e pagës me mënyrën e tarifimit në mënyrë arbitrare. Përveç çmimeve të larta të tarifimit, abonentët do të përballen edhe me sanksione të tjera në rast se nënshkruajnë kontratën. Një ndër pikat e kontratës është
edhe hyrja në fuqi e ndryshimit të tarifave pa paralajmëruar kontraktuesin, në mënyrë automatike. AMC nuk është e detyruar të njoftojë paraprakisht pajtimtarët për masat e marra, në rast se shkelja e evidentuar e kontratës, shkakton një kërcënim serioz të rendit e sigurisë publike, shëndetit dhe mjedisit, shkakton një dëmtim serioz fizik, material ose funksional të rrjetit. Sipas kontratës së re të AMC nëse pajtimtari kundërshton shumën e faturuar, AMC mund të mos veprojë sipas pikës 14.1 të këtij neni, deri në arritjen e një vendimi përfundimtar, kur Pajtimtari do të jetë i detyruar të paguajë brenda një afati të caktuar kohor.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"