Kengetarja legjendare blues Etta James e cila ka patur mjaft ndikim ne breza te tere artistesh te muzikes pop rock dhe rhythm-and-blues u nda nga jeta javen e shkuar ne Kaliforni per shkak te nderlikimeve te leukemise. Ajo ishte 73 vjec. Doug Levine i Zerit te Amerikes ne materialin ne vazhdim kujton kengetaren fituese te shume cmimeve e njohur me teper per interpretimin e kenges se famshme te muzikes blues At Last.
Kur Etta James kendoi kengen At Last te Mack Gordon dhe Harry Warren-it dhjetra versione te tjera te kenges prej artisteve si Nat King Cole apo Beyonce dukeshin te zbeheshin prej krahasimit. Ajo ishte kenga kryesore e Etta James-it e cila i dha shtyse karrieres se saj te suksesshme qe zgjati me teper se 50 vjet.
lt--AV--gt
Emri i vertete i saj ishte Jamesetta Hawkins dhe ajo lindi ne Los Anxheles te Kalifornise. Etta James filloi te studionte muzike ne moshen 5 vjecare dhe kendoi si soliste ne korin e kishes Baptiste qe frekuentonte. Pas nje kohe te shkurter si kengetare e bibles ne transmetimet e nje rodioje lokale ajo krijoi nje grup prej tre vajzash te quajtur The Creolettes. Ajo ishte vetem 16 vjece kur grupi nen drejtimin e producentit Johnny Otis nderroi emrin ne The Peaches dhe nenshkroi nje kontrate me shtepine diskografike Modern Records. Suksesi i tyre i pare ishte kenga e kompozuar nga vete Etta The Wallflower Roll With Me Henry.
Kenga The Wallflower Roll With Me Henry ishte ne krye te klasifikimeve te muzikes Rhythm and Blues ne vitin 1955. Pak me vone grupi i Etta James The Peaches u shperbe duke lejuar ne kete menyre fillimin e karrieres se saj solo.
Etta nenshkroi nje kontrate me shtepine diskografike Chess Records ne vitin 1960 dhe filloi te regjistronte albume per pjeset perberese te firmes si Argo and Cadet. Albumi i saj i pare At Last permbante 6 kenge qe u renditen midis 20 kengeve me te mira RampB dhe qe u bene gjithashtu pjese e klasifikimeve pop.
Ajo vazhdoi te krijonte kenge dhe albume shume te suksesshme gjate gjithe viteve 1960. Ne vitin 1968 kur ajo regjistroi kengen e saj pop kampione te shitjeve Tell Mama repertori i kengetares perfshinte muzike soul rock jazz duete dhe orkestrime me harqe.
Problemet e Etta James-it me varesine ndaj droges filluan ne vitet 1960. Ajo u shtrua disa here ne spitale psikiatrike por mbeti gjithmone e perkushtuar ndaj karrieres si kengetare. Ajo e mposhti problemin me drogen ne moshen 50 vjecare pasi vendosi te kurohej ne nje qender per trajtimin e abuzimeve ndaj substancave.
Etta James fitoi shume cmime Grammy perfshi ate per albumin me te mire tradicional blues me Blues To The Bone te vitit 2004. Ajo gjithashtu mori cmimin Grammy per karrieren dhe te dyja kenget e saj te famshme At Last dhe The Wallflower Roll With Me Henry u nderuan si pjese te Grammy Hall of Fame. Etta James ishte edhe fituese e me teper se 15 cmimesh Blues Music Awards si dhe e perfshire ne listat prestigjoze Rock and Roll Hall of Fame Blues Foundations Hall of Fame dhe the Hollywood Walk of Fame. Revista Rolling Stone e renditi ate si nje nder 100 artistet me te mire te te gjitha koherave. Kengetarja Etta James u nda nga jeta me 20 janar 2012 ne moshen 73 vjecare.