KorabiSkuadra e Korabit pas 54 vitesh ngjitet në Kategorinë Superiore. Dibranët kanë fituar 0-1 në Reshit Rusi ndaj Adës së Velipojës. Golin për miqtë e ka realizuar Erlis Frashëri.


Ndërkohë në grupin B, Luftëtari ka fituar ndaj Apolonisë me rezultatin 2-1. Gjirokastritët festojnë zyrtarisht ngjitjen në Superligë, pas trepikëshit të marrë ndaj fierakëve, duke e mbyllur të parët.


Golat u shënuan nga Aleksi (autogol) në favor të Apolonisë, ndërsa më pas përmbysi gjithçka Canka dhe Bregu me penallti në kohën shtesë. Luftëtari rikthehet në Superiore pas 4 sezonesh.