KORÇE - Çelet në qytetin e Korçës panairi i biznesit shqiptaro-maqedonas. Në këtë panair marrin pjesë rreth 30 biznese nga Korça, Pogradeci, Ohri dhe Struga.

Birra e pare shqiptare, “Birra Korça” ka tërhequr një numër të madh vizitorësh. Stendat e saj kanë qenë ndër më të vizituarat gjatë ditës së sotme.“Birra Korça” tashmë eksportohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Panairi i biznesit shqiptaro-maqedonas do të qëndrojë i hapur për 2 ditë. Ai vjen si një projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe ka për qëllim zhvillimin ekonomik të zonave ndërkufitare.

Sipas organizatorëve, këto aktivitete përmirësojnë edhe aksesin e informacionit rreth mundësive të zhvillimit të biznesit në të dyja anët e kufirit.

(er.nu/News24/BalkanWeb)