Ndalohen nga policia e qytetit juglindor të Korçës tre persona të dyshuar për grabitje me armë në një lokal të lojërave të fatit në lagjen numër 15 të Korçës.

Endri Bostanxhi 34 vjeç, i vëllai Leonard Bostanxhi 40 vjeç dhe Kostika Simaku 44 vjeç, janë ndaluar, pasi sipas forcave blu të Korçës, të dielën më 29 nëntor ata kanë grabitur në këtë qendër të lojërave të fatit dy milionë e 300 mijë lekë të vjetra. Policia po heton për zbardhjen sa më të plotë të ngjarjes.