Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në një deklaratë për shtyp u shpreh se janë arrestuar 4 persona nga policia e Korçës. Kështu është arrestuar shtetasi Klodian Fuatllari, 28 vjeç, lindur në Korçë, për veprën penale të "Kanosjes", ka goditur një qytetar të moshes 24 vjec duke i shkaktuar atij plagosje të lehtë, shtetasin Ridvan Matraku, i vitlindjes 1961, banues në fshatin Gjonomadh, Bledar Nebi Collaku, 27 vjeç, lindur dhe banues ne Mborje te Korçës. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka fyer dhe goditur punonjësit e policisë të Qarkullimit rrugor, në ambjentete e tyre të punës.