Policia e Korçës bëri të mundur prangosjen e 53 vjeçarit Reshit Adri i cili vrau dje pasdite kushëririn e tij Lulëzim Lazen. Sipas policisë vrasësit Adri u arrestua në vendin e quajtur Koria e Vakëfit me një granatë dhe një automatik në dorë. Ngjarja ndodhi në fshatin Podgorine të komunës Vreshtas, 20 kilometra larg qytetit. Sipas policisë 53 vjeçari në gjendje të dehur kishte dalë i armatosur në rrugët e fshatit dhe kishte qëlluar me kallashnikov. Nga plumbat ka mbetur e plagosur edhe një grua tjetër, banore e fshatit. Pas marrjes së njoftimit për krimin, policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i bëri thirrje 53 vjecarit të dorëzohet. Por ai nuk ka pranuar dhe ka shkëmbyer zjarr me forcat e policisë. Në ndihmë të bluve të Korçës kanë ardhur dhe forcat Renea por nuk kanë mundur të prangosin ditën e djeshme Reshit Adrin. Ditën e sotme policia e qytetit të Korçës bashkë me forcat RENEA kanë bërë të mundur kapjen e autorit të vrasjes