Policia e qytetit të Korçës ka arrestuar shtetasin Manjoli Myftari 29 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në pikën e kufirit të Qafë Thanës me furgonin me targa PG 024 A po ndihmonte katër persona për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin ku në këmbim do të paguani një shumë prej 600 deri në 1200 eurosh. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Korçë.