Një aksident me pasojë plagosjen e një të moshuari ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Sovjan të Korçës. Policia raporton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Miri Terolli, 47 vjeç, banues në Zvezdë.


Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Sovjan, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip Mercedes-Benz me targa AA384OR, është perfshirë në një aksident me mjetin tip traktor bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin S.M, 70 vjeç, banues në Sovjan.


Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprën penale Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.


11 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)