Nje punonjes i Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor ne Korce eshte vene ne pranga pasi ka marre 40 000 mije leke ryshfet. Nga burimeve zyrtare policore mesohet se Airton Hysenbegasi 48 vjec me detyre specialist ne Drejtorine e Transportit Rrugor eshte arrestuar pasditen e se martes nga uniformat blu te Korces pasi akuzohet per korrupsion pasiv. I dyshuari i ka kerkuar shumen prej 40.000 lekesh ryshfet per nderrimin e lejes se qarkullimit te automjetit te S. Shahollit 22 vjec nga fshati Cipan i rrethit Devoll. Ndaj 48-vjecarit ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire i cili akuzohet per korrupsion pasiv nga punonjes qe ushtrojne funksione publike. Ndersa policia ka sekuestruar shumen e lekeve dhe eshte duke vijuar hetimet per rastin ne fjale duke i kaluar materialet hetimore Prokurorise.