KORCE-Vijon që prej mëngjesit të ditës së djeshme zjarri që ka përfshirë pyjet në vargamalin e Moravës. 

Sipas kreut të shërbimit pyjor Artan Buzo, zjarri është izoluar plotësisht në kufi të Parkut Kombëtar të Bozdovecit. 

Për shuarjen e flakëve në terren janë aktivizuar dhjetëra forca të shërbimit pyjor të Korçës e Devollit, forca të ushtrisë, si dhe banorë të zonës. 

Aktualisht sipërfqja e djegur i ka kalur 20 hektarë. 

(m.s/News24/BalkanWeb)