Parandalohet vetëm pak orë më parë në qytetin e Korçës një vrasje, e cila mund të ishte fatale për jetën. Zyrtarisht, policia e Korçës tha se ngjarja ndodhi pas nje sherri për motive të dobeta mes katër personave, duke degjeneruar më pas dhe në dhunë.


Dy vëllezërit Erjon dhe Spartak Kreka, përkatësisht 26 dhe 35-vjeç, kanë tentuar të vrasin dy vëllezërit Artan. M 28-vjeç dhe Arjon. M, 25-vjeç.


Kjo ngjarje ka ndodhur mesditën e së premtes në lagjen nr.6, ndërsa policia ka sekuestruar tashmë në cilësinë e provës materiale dhe armët që posedonin dy vëllezërit Kreka.


Bëhet fjalë për një automatik kallashnikovë model 56, një pushkë model 56 dhe një krëhër me fishekë.