Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve Kristi Troka, 23 vjeç dhe Stefan Rushan, 22 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Korçë.


Sipas policisë së qytetit juglindor, ndalimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të jenë autorë të ngjarjeve të ndodhura konkretisht në datat 16.04.2018, 23.04.2018 dhe 21.05.2018, në lagjen nr 12 të qytetit të Korçës, ku kanë vjedhur artikuj të ndryshëm, në dyqanin në pronësi të shtetasit Gj.T, 45 vjeç, banues në Korçë.


Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale Vjedhja e kryer në bashkëpunim.


25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)