11/06/2005  Korea e Veriut ka deklaruar se ka bomba atomike të majftueshme per t´u vetëmbrojtur nga një sulm i mundshëm amerikan. Zëvendësministri i Jashtëm koreanoverior, Kim Gye Gvan, tha gjatë një interviste me kanalin televiziv amerikan ABC, se Korea e Veriut ka planifikuar ndërtimin e disa bombave të tjera bërthamore. Por Kim nuk e përmendi numrin e saktë të armëve bërthamore të vendit të tij. Qeveria japoneze reagoi e para e shqetësuar ndaj këtij njoftimi. Një zëdhënës i qeverisë tha se kjo do të thotë provokimin e paqes në botë. Përpara pak ditësh Korea e Veriut kish bërë të ditur se do të marrë sërish pjesë në bisedat gjashtëpalëshe mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut. Përpara një viti, vendi komunist u largua nga takimi gjashtëpalësh, me preteksin se SHBA mbajti qëndrim armiqësor kundrejt Koresë së Veriut. Uashingtoni kërcënon se do ta shtrojë këtë çështje përpara Këshillit Botëror të Sigurimit.