Korea jugore ka urdhëruar evakuimin e banorëve në vijën kufitare perëndimore pas një shkëmbimi zjarresh me Korenë veriore, shkruan BBC.
Korea veriore sulmoi me predhë një nëjsit ushtarak të Koresë jugore, duke e nxitur Korenë veriore që t’i hakmirret me disa sulme vetëm pak orë më pas, ka thënë Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, transmeton Indeksonline.
Ndërkaq, Korea jugore së shpejti gjatë ditës mban një Mbledhje urgjente për Siguri Kombëtare pas konliktit ushtarak me Korenë veriore.
Korea veriore sot sulmoi Korenë e jugut me një projektil qytetin e Yeoncheon, në veri-lindje të Seulit, në orën 15:50, sipas kohës lokale, ka shtuar Ministri i Mbrojtjes.
Kufiri detar perëndimor prej kohësh ka qenë cak i shkëmbimit të zjarreve midis dy Koreve. /Indeksonline/